Gjermania ka shënuar fitore 5:1 ndaj Azerbajxhanit në një ndeshje pa shumë vlera e zhvilluar në kuadër të grupit “C”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Gjermanët që më herët kishin siguruar kualifikimin në Botëror, ndërsa sonte e rrumbullaksuan duke arritur edhe fitoren e 10-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke u barazuar me Spanjën, që gjithashtu kishte arritur 10 fitore para Botërorit të vitit 2010-të, kur edhe kishte siguruar trofeun.
Duhet theksuar se po të njëjtin cikël të eliminatoreve edhe Holanda kishte regjistruar fitore në të gjitha ndeshjet, mirëpo “tulipanët” kishin qenë në grup me 5 skuadra, ashtu që fitoret e tyre ishin 8-të.
Goretzka kaloi në epërsi Gjermaninë me një super gol në minutën e 9-të, teksa në minutën e 34-të Shajdaev shënoi golin e barazimit për Azerbajxhanin.
Pjesa e dytë në tërësi foli për Gjermaninë që realizoi plotë 4 gola, me autorë Vagner, Rudiger, Goretzka dhe Emre Xhan.
Në këtë mënyrë Gjermania përveç 10 fitoreve, mbylli këto eliminatore me një gol-averazh fantastik, 43:4.
Një vend për në Botëror që sonte siguroi edhe Polonia që mundi Malin e Zi me rezultatin 4:2, teksa në ndeshjet tjera të mbrëmjes së sontme u arritën rezultatet në vijim.
Eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018” |
||
Danimarka | 1 – 1 | Rumania |
Kazakistani | 1 – 1 | Armenia |
Lituania | 0 – 1 | Anglia |
Polonia | 4 – 2 | Mali i Zi |
Slovakia | 3 – 0 | Malta |
Slovenia | 2 – 2 | Skocia |
Çekia | 5 – 0 | San Marino |
Norvegjia | 1 – 0 | Irlanda e V. |
Gjermania | 5 – 1 | Azerbejxhani |