Bllagoja Milevski ka vendosur që në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë të ftojë talentin shqiptarë të Vardarit, Besar Iseni. Shkupjani do të jetë pjesë e “verdhekuqve” në ndeshjen eliminatore ndaj Gjibraltarit, ndeshje kjo që në program është me datë 10 tetor.
Maqedonia në këtë përballje do të jetë pa shërbimet e Elif Elmaz dhe Nikolla Gjorgjev, të cilët janë ftuar në përfaqësuesen A të Maqedonisë nga ana e trajnerit, Igor Angellovski, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe Çeshmexhiev, për shkak kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Serbinë, në të cilën ndeshje Maqedonia U21 pësoi disfatë me rezultatin 2:0.