9 ndeshje, 9 fitore. Është kjo Zvicra e futbollistëve shqiptarë, që sonte me rezultatin 5:2 mundi Hungarinë. Ishte Granit Xhaka ai i cili paralajmëroi fitoren e “helvetëve” me golin e shënuar në minutën e 18-të, teksa nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas Frej ngriti epërsinë në 2:0. Më pastaj i erdhi rradha Zuber, i cili realizoi dy gola, teksa një gol tjetër realizoi Litshtajner.
Në anën tjetër për hungarezët të saktë ishin Guzmics dhe Ugrai. Fitores në kuadër të grupit “B” iu gëzua edhe Portugalia që mundi Andorën modeste në transfertë me reuzltatin 2:0.
Zvicra me 27 pikë kryeson renditjen, me tre pikë më shumë se Portugalia, ndaj të cilëve “helvetët” do të shënojnë ndeshjen e fundit të grupit. Rikujtojmë Zvicra në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0, ashtu që për të ruajtur pozitën e parë në grup, do të duhet të mos humbasin me 3 gola dallim.