Mbrëmjen e djeshme, Maqedonia në Torino ndaj Italisë zhvilloi ndeshjen e parafundit në kuadër eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
“Tuttomercatoëeb” ka publikuar notat për futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë, ku siç shihet, mbrojtësi shqiptarë Visar Musliu ka notën më të lartë nga të gjithë futbollistët tjerë, pasi është vlerësuar me notën 7.6.
Edhe shoku i tij i mbrojtjes, Darko Velkovski gjithashtu ka marrë në notë të lartë, duke u vlerësuar me notën 7.3, ndërsa dy futbollistë tjerë që ishin vlerësuar me notën më të lartë, ishin edhe Stefan Spirovski (7.2) dhe Goran Pandev (7.1).
Futbollisti me notën më të dobët rezultoi të jetë Ferhan Hasani, që u vlerësua me notën 6.1, Enis Bardhi u vlerësua me notën 6.7, teksa Ezgjan Alioski me notën 6.9.
Në foton më poshtë mund të shihni edhe vlerësimin e futbollistëve të tjerë të përfaqësueses së Maqedonisë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Italisë, që u mbyll me barazimin 1:1.