Shkarkohet Çaçiç, ndeshja në Kiev për “jetë a vdekje” për kroatët

Barazimi i mbrëmshëm me Finlandën i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të Kroacisë, Ante Çaçiç, njofton “infOSport.mk”.

Barazimi 1:1 ndaj finalndezëve, të cilët nuk kishin asnjë shans për të shkuar në KB Rusi 2018, ka vënë në rrezik serioz kualifikimin e Kroacisë në Botëror, sidomos pas rezultateteve të arritura mbrëmë në kuadër të grupit “I”, ku Islanda morri një fitore të madhe në transfertë ndaj Turqisë, për të marrë kryesimin e grupit me 19 pikë, teksa Ukraina pas fitores ndaj Kosovës u barazua me pikë më Kroacinë e vendit të dytë, që të dyja kombëtaret kanë nga 17 pikë.

Pikërisht ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve në Ukrainë, do të vendos se cila prej tyre në fund do të renditet në pozitën e dytë, duke pasur parasysh se Islanda është favorit absolut në ndeshjen me Kosovën, ashtu që pozita e parë me shumë gjasa do ju takoj atyre. Tashmë përmenden edhe disa emra që mund të zëvendësojnë Çaçiç, ndërsa njëri prej emrave më serioz është ai i ish trajnerit të Dinamos së Tiranës, Zlatko Daliç.

Leave a Reply