Pas 1 viti e gjysmë Agim Ibraimi iu rikthehet terreneve të futbollit. Ibraimi debutoi sot me ekipin e tij të ri Domzhale në ndeshjen miqësore ndaj Udinezes që përfundoi me rezultat 1:1. 29 vjeçari te Domzhale u transferua këtë verë nga Astana e Kazakistanit, me këta të fundit që prishi kontratën para kohe.
Ibraimi ndeshjen e fundit e kishte të zhvilluar me 21 gusht të vitit 2016 për Astanën në kampionatin elitar të Kazakistanit.