Disa javë pas transferimi te Paris Sen Zhermen, braziliani Nejmar kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve Evropian. Lajmi që dukej vetëm si spekulim është bërë i ditur edhe nga mediat spanjolle, me Nejmarin që ka denoncuar Barcelonën tek UEFA për përjashtim nga kompeticioni më i lëvdishëm evropian.
E gjithë kjo ka ardhur, pasi babai i brazilianit gjatë transferimit të Nejmarit te PSZH, ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës 26 milionë eurosh dëmshpërblim, me këta të fundit as që e morën në konsideratë.
Por gjithsesi, Unioni i shoqatave europiane të futbollit nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Nejmarit të prezantuar nga avokatët e tij dhe kjo garë i takoi Barcelonës.