Pauzën dy javore, shkaku i eliminatoreve për botërorin “Rusi 2018”, ekipi i Pelisterit sot do ta shfrytëzojë për të zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës së Partizanit të Tiranës.
Kjo ndeshje do ju shërbejë që të dyja skuadrave, që javëve të fundit në kampionatet përkatëse nuk po kalojnë momentet e tyre të mira.
Pelisteri 6 ndeshje të plota nuk dinë për fitore, teksa Partizani në katër xhirot e para të Superligës shqiptare ka regjistruar dy barazime dhe dy disfata, duke mos realizuar asnjë gol.
Është ky starti më i dobët që ka bërë skuadra e Partizanit viteve të fundit, për më tepër nëse merren parasysh përforcimet e bëra në skuadër gjatë merkatos së verës. Ndeshja Partizani – Pelisteri do të zhvillohet në Kamzë me fillim në ora 17:00.