Luis Hamilton do të niset i pari nesër në Çmimin e Madh të Japonisë, pasi vendosi kohën më të shpejtë në provat zyrtare, duke marrë kështu “Pole Position” e 71 në karrierën e tij. Britanku e mbylli me kohën 1:27:316, e cila është rekord për këtë pistë. Pas Hamiltonit u renditën Valteri Botas dhe Sebastian Fetel.
Vetëm vendi i gjashtë për Raikonenin, megjithatë piloti i Ferrarit së bashku me Bottas janë penalizuar me nga 5 vende për shkak të ndryshimit të kambios.
Gara për Çmimin e Madh të Japonisë do të zhvillohet nesër nga ora 07:00 e mëngjesit.