Futsal Shkupi ka vazhduar të ec sigurtë në elitën e futsalit vendor. “Bardhekaltërit” nga Çairi sot në ndeshjen e javës së tretë mundën SEEU me rezultatin e thellë 5:0, edhe pse nuk do të ishte e pamerituar nëse mysafirët nga Tetova do të shënonin të paktën një gol, nga ajo që treguan në parket.
Nikolla Dimovski me dy gola të shpejtë paralajmëroi fitoren e Futsal Shkupit, që pjesën e parë e mbylli me rezultatin 3:0 pas një goli tjetër të shënuar nga ana e ish lojtarit të SEEU, Ismet Ceka.
Edhe pjesa e dytë foli sërish për Futsal Shkupin, skuadër kjo e cila ishte perfekte si në detyrat difenzive, ashtu edhe në atë ofenzive, kur arritën që të shënojnë edhe dy gola të tjerë. Kapiteni Arsim Fazlija realizoi golin e katërt, teksa rezultatin përfundimtarë të takimit, Futsal Shkupi 5, SEE Universiteti 0, e vendosi lojtari i talentuar i “bardhekaltërve”, Haris Fazlija.
3 ndeshje 3 fitore për Futsal Shkupin, që në këtë mënyrë po dëshmon kandidaturën për titullin e kampionit, të cilin për herë të parë e kishte fituar vitin e kaluar.