Franca fiton Bullgarinë dhe ngjitet në vendin e parë në grup, Holanda mund Bjellorusinë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Francës është rikthyer në vendin e parë të grupit ‘A’ eliminator për Botërorin Rusi 2018, pasi fitoi transfertën me Bullgarinë me rezultat 0:1. Golin e vetëm për fitoren e “Gjelave” e realizoi Bles Matuidi në minutën e 3-të, duke dhënë kështu 3 pikë të vlefshme në transfertë Francës.

Ndërkohë në anën tjetër Holanda fitoi Bjellorusinë me shifra 1:3, duke arritur kështu në vendin e 5-të në ciklin eliminator të Botërorit Rusi 2018. Golin e parë për holandezët e realizoi Proler në minutën e 24-t, ndërsa bjellurusët barazuan me Voloxhkon. Në 5 minutat e fundit nga penalltia Roben shënon për epërsi, ndërsa në shtesat realizoi edhe Depaj për rezultat përfundimtar 1:3.

Pas kësaj xhiroje, Franca kryeson grupin ‘A’ me 20 pikë, 1 më shumë se Suedia që ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Holanda mbetet e treta me 16 pikë të tubuara deri më tani.

Leave a Reply