Bota e futbollit është në zi, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Abixhan të Bregut të Fildishtë, kur dy persona të panjohur në tentativë për t’ia grabitur automjetin e tipit “Mercedes Benz” vranë futbollistin aktual të skuadrës hunagreze të Diosgyor, Georges Griffiths.
Futbollisti i cili në vendlindjen e tij konsiderohej si “Didier Drogba i ri” u qëllua me armë zjarri, ndërsa pas plagëve të marra vdekjen gjeti në spital.
Georges Griffiths aktualisht aktivizohej te skuadra hungareze e Diosgyor, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës së Spartës së Pragës në Çeki.
Griffiths ishte pjesë e Kombëtares së Bregut të Fildishtë U-23.