Bardhi: E merituam barazimin

Enis Bardhi edhe sonte ishte ndër titullarët te përfaqësuesja e Maqedonisë, duke u shndërruar dalë nga dalë në një lider në mesfushën e skuadrës “verdhekuq”, që sonte arriti një rezultat historik, duke barazuar ndaj 4 herë kampionëve të Botës, Italisë. Maqedonia barazoi 1:1 në “Olimpiko” të Torinos, barazim ky që sipas Bardhit ishte më se i merituar, edhe pse në disa momente përfaqësuesja maqedonase ka qenë më e mirë se ajo “axurre”.

“Tani jemi më të pjekur dhe andaj edhe vijnë rezultatet. Kur neve nuk gabojmë, atëherë edhe një Itali e fuqishme nuk mund të na fitojë lehtë. Luajtëm shumë mirë, i markuam mjaft mirë në mbrojtje, nuk u dorëzuam edhe pas golit të shënuar nga ana e tyre, që në fund me plotë meritë të arrijmë deri te barazimi i rezultatit. Sigurisht që është kënaqësi kur edhe përballë një Italie do të zhvilloni një ndeshje të barabartë, pse jo edhe ndoshta edhe më të mirë” – tha Enis Bardhi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Italisë në Torino.

Bardhi luajti për 90-të minuta në këtë përballje, njëjtë sikurse edhe Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, teksa kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani luajti deri në minutën e 64-të, kur u zëvendësua pikërisht nga autori i golit për Maqedoninë, Aleksandar  Trajkovski.

 

Leave a Reply