Sot në arenën ”Filipi i Dytë” është mbajtur Mitingu Internacional në atletikë, ku morën pjesë garues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Fjalën krysore në garat e sotme e kishte Ali Shabani nga Klubi i Atletikës Liria ku arriti të merr vendin e parë në 100 m sprint dhe kërcim së gjati.
Rezultate të mira ka shënuar edhe Besiana Mustafa nga Klubi i Atletikës Liria duke fituar vendin e parë në disciplinën kërcim së larti, dhe vendin e dytë kërcim së gjati. Në anën tjetër Drita Islami nga Rabotniçki doli e para në 400 m, dhe e treta në 100 m, teksa Ajshe Alili nga Klubi i Atletikës Studenti ka marrë vendin e parë në 100 m. (SHENJA)