Spanja sonte mundi 3:0 Shqipërinë në ndeshjen e zhvilluar në “Riko Perez”, duke konfirmuar pjesëmarrjen në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.
Që të tre golat “iberikët” i realizuan në një interval kohor prej vetëm 11 minutash, teksa në rastin e golit të dytë ishte një kryevepër që në gjuhën e futbollit njihet si “tiki-taka”.
Të gjithë 10 futbollistët e Spanjës kanë marrë pjesë në aksionin e golit të shënuar nga ana e Iskos, teksa i vetmi që nuk ka prekur topin ishte portieri De Gea. Aksioni i golit të dytë që u shënua nga mesfushori i Realit të Madridit ka zgjatur 51 sekonda.