Super Maqedonia ndali Italinë, që megjithatë siguroi një vend për në “Play-off” (VIDEO)

Maqedonia ka regjistruar një super rezultat sonte në transfertën ndaj Italisë, duke barazuar 1:1 në Olimpiko të Torinos, njofton “infOSport.mk”.

Ky barazim mund të jetë një ndër barazimet e arta të përfaqësueses së Maqedonisë, pas atij barazimi ndaj Anglisë në transfertë vite më parë, ku për më tepër sonte barazimi ishte ndaj një kampioni të Botës dhe mund të konsiderohet si një ndër rezultatet më të suksesshme të përfaqësueses së Maqedonisë, në veçanti që nga koha kur kjo skuadër po udhëhiqet nga trajneri Iigor  Angellovski, i cili vazhdon të ju besojë futbollistëve të rinj, siç ishte edhe sonte, kur në skuadër kishte vend për Bardhin, Musliun, Vellkovskin, Ristovskin portierin Dimitrievski, autorin e golit Aleksandar Trajkovski, etj, të cilët sonte dëshmuan kualitetet e tyre duke i bërë ballë skuadrës “axurre”, që dorën në zemër nuk ishte që dominoi ndaj Maqedonisë.

Golin e vetëm për italianët në mungesë të sulmuesve, e realizoi mbrojtësi i Juves,  Kielini në minutën e 40-të, teksa Trajkovski në minutën e 77-të në maksimum shfrytëzoi asistin me kohë të kapitenit Goran Pandev, i cili edhe sonte udhëhoqi ekipin përfaqësueses të Maqedonisë, që këtë cikël të elimiantoreve ka rast të mirë që ta mbyll me fitore në ndeshjen e së hënës ndaj Lihtenshtejnit në Strumicë.

Italia me këtë barazim konfirmoi pozitën e dytë në renditjen tabelare të grupit “G”, me me 20 pikë, 7 më shumë se Shqipëria e vendit të tretë, ndërkohë që Maqedonia gjendet në vendin e 5-të me 8 pikë. Vendi i parë i takon Spanjës, që tashmë ka siguruar një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Leave a Reply