Me pikën e madhe ndaj Italisë në Torino, Maqedonia i mbyll në mënyrë më të mirë ndeshjet në transferta gjatë këtij cikli eliminator për Botërorin Rusi 2018. Sigurisht për këtë gjë, ka ngelur i kënaqur seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.
“Të barazohet me katër herë kampionët e Botës, është punë e madhe. Për këtë më meritorët janë futbollistët, kjo nuk ndodh çdo ditë. Dua që ta shoh karrakterin e vërtet të kësaj përfaqësuese dhe ta fitojmë përfaqësuesen e Lihteshtejnit. Në të kaluarën kemi bërë gabime çdo herë, pasi triumfonim ndaj përfaqësueseve të mëdha, besoj se tani kemi karrakter dhe do të shënojmë fitore me tri pikë. Urimet nuk janë për mua, por për futbollistët, të cilët kaluan vetën. Taktikisht ishin të fortë, goditëm edhe zëvendësimin, Trajkovski u aktivizua dhe shënoi gol. Kur në dy ndeshje me Italinë luajmë në kësi lloj niveli, atëherë ky nuk është sukses i rastësishëm. Në të njejtin grup me Spanjën e Italinë i treguam kualitetet tona dhe besoj që do ta realizojë ëndrrën që të kualifikohemi në njërën prej eventeve të mëdha të futbollit” ka thënë pas ndeshjes seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski.
Kujtojmë që Maqedonia të hënën në Strumicë pret Lihteshtejnin për ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.