Shkëndija dhe Shkupi janë ndarë me barazim 1:1 në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin në fshatin Reçicë, shkruan “infOSport.mk”. Kjo ndeshje ishte një mundësi e mirë për trajnerët Osmani dhe Nuhiu për të aktivizuar gjithë futbollistët që kanë më pak minuta në kampionat dhe disa të rinjë nga shkollat e tyre të futbollit.
Shkëndija kaloi e para në epërsi në minutën e 20-të kur Arlind Aliti depërton në krahun e djathtë dhe asiston për Alban Rasimin, me këtë të fundit që realizon për 1:0.
“Kuqezinjtë” ishin në përparësi deri katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Fatih Ismaili me një predhë të fortë nga rreth 30 metra shënon për barazim 1:1.
Dy mundësi të mira për gol kishte Abdurahimi, mirëpo në të dyja rastet korniza e portës ishte aleate e portierit mysafir, të cilët në anën tjetër tentuan përmes Demirit dhe Ismailit, mirëpo pa mundur të shënojnë në rrjetën e vendasve.
Shkupi do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje kontrolluese, kur të dielën me fillim në orën 14:00, do të jetë mysafire e KF Rabotniçkit në lagjen e Gjorçe Petrovit.
SHKËNDIJA-SHKUPI 1:1 (1:1) |
Golashënues: Rasimi 20’ (Shkëndija), ndërsa Ismaili 41’ (Shkupi) |
SHKËNDIJA: Avdyli, Aliti (Murati 46’), Beqiri (Junior 60′), Teqja, Asani, Bojku, Zejnullai (Çelikoviç 46’), Shefiti, Cilafi (Emini 60′), Abdurahimi, Rasimi (Luma 46’). |
Trajner: Qatip Osmani |
SHKUPI: Burhan Mustafa (Ruzhdi Ameti), Erblin Daci, Ivan Fatiç, Fatih Ismaili, Besir Ramadani, Altin Sefo, Xhavit Bushi, Besir Iseni, Omar Imeri, Ibraim Arifi, Husein Demiri. Luajtën edhe Sejdi Zendeli dhe Agan Zuberi. |
Trajner: Ardian Nuhiu |