Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi ka folur në media para takimit së nesërm me Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Rusi 2018.
Për Panuçin ishte rikthimi i tij pas 20 viteve në Spanjë, pasi më herët si futbollist ka luajtur për Real Madridin, ndërsa në konferencën për shtyp foli në gjuhën spanjolle.
“Pres që të bëjmë një ndeshje serioze, jo që të jemi viktimë. Kemi shumë respekt për Spanjën, sepse është një ekip i madh. Do të tentojmë të bëjmë më të mirën që ti vendosim në vështirësi. 20 vjet më parë luajta në këtë stadiumin me Realin. Ndryshimi i vetëm është që në atë kohë fjeta më tepër përpara ndeshjes. Për mua më të rëndësishëm janë futbollistët, që ata të japin më të mirën. Nuk kam asnjë emocion të veçantë, por ndjej përgjegjësi që do të luajmë një ndeshje të rëndësishme. Do të provojmë të bëjmë gjëra serioze, të jemi të përqendruar për 95 minuta, sepse edhe nëse e ulim shpërqendrimin për një minutë, përballë një ekipi si Spanja mund të ndëshkohesh”, është shprehur mes tjerash Panuçi.