Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë shpërblime me fondin e e UEFA-s dy ekipet përfaqësuese të shtetit të tyre në garat europiane për sezonin 2017/18.Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 ishte pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa Prishtina përfaqësoi kosovarët në Liga Evropa.
Ekipi nga Mitrovica mori thuajse gjysmë milion euro nga UEFA, përderisa skuadra nga kryeqyteti i Kosovës është shpërblyer me 215 mijë euro, pasi u kualifikua në raundin e parë pareliminator të Liga Evropës, ku u eliminua nga ekipi suedez i Norrkoping.
Ndërkohë sipas FFK-së, prioritet mbeten kompletimi i tre stadiumeve ku do të luajnë skuadrat e Kosovës, po ashtu edhe ekipet përfaqësuese.