Dy ditë para sfidës me Spanjën, në konferencën për shtyp ka folur sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku. Ai ka vlerësuar ekipin e Spanjës, mirëpo shpreson se ekipi “kuqezi” do të jep më të mirën nga vetja.
“Spanja sa e vështirë për një sulmues? Janë lojtar të një klasi tjetër, luajnë në ekipet më të mira në botë. Ne i respektojmë. Ndeshjen e parë nuk isha e pashë nga televizori, por besoj që do të jetë e vështirë, si të prekësh topin, si në duele. Por, nëse ne e tregojmë veten si në Europian, si me Izraelin, ne gjithmonë ndaj ekipeve të mëdha luajmë mirë. Po të luajmë si grup mund tia dalim edhe këtë herë”, është shprehur Sadiku.
“Do të më pëlqente t’i shënoja të dyja këtyre skuadrave. Por, nëse luajmë si grup ashtu si në ndeshje të tjera të rëndësishme si kjo do të arrijmë t’i krijojmë vështirësi kundërshtarëve dhe të marrim rezultat. Unë shpresoj të shënoj, do të ishte mjaft bukur për mua personalisht dhe nëse do të ndihmoja ekipin të merrte një pikë do të ishte perfekt”, ka përfunduar Sadiku.