Racizmi dhe problemet në futbollin grek nuk kanë të ndalur. Së fundmi në ndeshjen e javës së 6-të midis AEL Larisas dhe PAOK-ut ndodhi një episod shumë i shëmtuar ku në qendër të vëmendjes ishte presidenti i AEL Larisës si dhe futbollisti i PAOK-ut, El Kaduri.
Futbollisti maroken u pështye në fytyrë nga ana e presidentit të Larisës, Aleksis Kugias. Ky veprim shokues ka sjellë irritim të madh në mediet marokene, që kanë mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj presidentit të skuadrës greke, i akuzuar drejtpërdrejt për racizëm.
Mbetet për t’u parë se çfarë masash do të merren ndaj drejtuesit të lartë të Larisës, skuadër kjo që në fund duheshe të pajtohet me barazimin 1:1 ndaj PAOK-ut.
Ndryshe ish-futbollisti i Napolit Omar El Kaduri kaloi në kampionatin grek gjatë merkatos së verës, ndërsa sezonin e fundit si i huazuar e luajti te Empoli.