Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot ka udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen me Italinë që do ta luajë të premtën në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Rusi 2018.
Të përzgjedhurit e Angellovskit sot nga ora 18:00 zhvilluan edhe stërvitjen e parë në një qendër stërvitore në afërsi të Torinos. Maqedonia nesër nga ora 10:00 do të ketë stërvitjen zyrtare në stadiumin Olimpik të Torinos, aty ku edhe do të luhet ndeshja, ndërsa nga ora 17:00 do të mbahet konferenca për shtyp e seleksionuesit Igor Angellovski edhe kapitenit.
Takimi Itali-Shqipëri do të luhet të premtën me fillim në orën 20:45.