Sot në hapësirat e Federatës së basketbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/2018 në elitën e basketbollit vend, ku këtë edicion për herë të parë do të marrë pjesë edhe skuadra shqiptare e KB Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Enver Miftari sezonin e ri që starton me 07 tetor (e shtunë) do ta nis me transfertën në Manastir ndaj Pelisterit, ndërkohë në kuadër të xhiros së dytë “bardhekaltërit” nga Çairi do të përballen me kamionët në fuqi të MZT Skopjes.
Do të jetë kjo një ndeshje e mirëseardhur për gjithë basketbolldashësit në komunën e Çairit, që do të kenë nderin që në ndeshjen e parë historike të skuadrës së tyre të zemrës, KB Shkupit, të gostisin një ndër skuadrat më të mira viteve të fundit në vendin tonë, MZT Skopje, që mbron titullin e kampionit të vitit të kaluar.
Ata në ndeshjen e xhiros së parë do të luajnë përballë Karposh Sokolit, një skuadër tjetër këtë vit pretendent për titullin e kampionit, ndërkohë në kuadër të javës së parë në program do të jenë edhe ndeshjet Feni Industri-Gostivari, Strumica-Ohri, Kozhufi-Blakotehna dhe Kumanova – Rabotniçkin.
Të gjitha 6-të takimet e xhiros së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Basketbollit në vend do të luhen të shtunën.