Skuadra nënkampione e Kupës së Botës, Argjentina, rrezikon të mbetet jasht Botërorit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. Janë dy përfaqësueset Peruja dhe Ekuadori që do të vendosin për fatin e Argjentinës në kualifikueset e këtij botërori.
Bardhekaltrit do të përballen ditën e enjte me Perunë me të cilët janë të barabartë sa i përket pikëve në renditjen tabelare të grupit amerikano latin, me Argjentinën që ka një golaverazh më të vogël se kjo skuadër.
Ndërkohë ndeshjen e fundit të këtij cikli Argjentina do ta luaj ndaj Ekuadorit. Përfaqësuesja e Sampaolit duhet t’i fitojë me çdo kusht të dyja ndeshjet nëse dëshiron kualifikimin në fazën finale të Botërorit.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, ateherë për Argjentinën do të jetë hera e parë që nga viti 1970 që do të mbetet jasht këtij eventi më të madh në botën e futbollit.