Futbollisti shkupjan i Levantes, Enis Bardhi ka ngritur panikë në taborin përfaqësues të Maqedonisë. Në stërvitjen e zhvilluar në qendrën stërvitore “Sisport” në Torino të Italisë, Bardhi ka kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor, me këta të fundit që ia “siguruan” edhe më shumë këmbën e tij të djathtë.
“Nuk është asgjë serioze, nuk bëhet fjalë për lëndimë” ka thënë bardhi për gazetarët e pranishëm, psa intevenimit mjekësor, duke qetësuar kështu të gjithë të pranishmit. Gjithsesi 22 vjeçari është në formë të shkëlqyeshme dhe të premten ndaj Italisë pritet të dhuroi më të mirën për përfaqësuesen e vendit.