Presidenti i Barcelonës, Bartomeu po mendon largimin nga La Liga

Gjendja e rëndë që këtyre ditëve ka kapluar Katalunjën, ka prekur edhe sportin, më konkretisht futbollin.

Presidenti i skuadrës më të madhe të kryeqendrës “katalunase” Barcelonës, Josep Maria Bartomeu deklaroi se bashkë me drejtuesit e tjerë, po mendojnë që të largohen nga kampionati spanjoll dhe të luajnë jashtë Spanjës.

Bartomeu u shpreh se klubi po mendon të hyjë në grevë në shenjë proteste për dhunën që po ushtron policia spanjolle ndaj civilëve katalunas.

“Këtu te FC Barcelona ne duhet të marrim masa për të treguar indinjatën tonë në botë. Sfida me dyer të mbyllura? Ka pasur shumë çështje në diskutim dhe i kemi diskutuar këto me departamentet e ndryshme të klubit: drejtorët, ekzekutivët, trajnerët dhe lojtarët. Unë duhet të them se kjo ishte një nga vendimet më të vështira që kam pasur ndonjëherë që kur jam bërë si presidenti i Barcelonës”, tha Bartomeu.

Të dielën që lamë pas në referendumin e organizuar në Katalunjë, mbi 90% e popullsisë katalunase votuan për pavarësimin nga Spanja.

 

Leave a Reply