Maqedonia niset nesër drejt Torinos për ndeshjen me Italinë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë, nesër në mëngjes niset drejt Torinos për ndeshjen me Italinë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Rusi 2018. Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit zhvilluan edhe sencën e fundit sonte në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, ku i gjithë ekipi ishte i kompletuar, pasi në mëngjes iu bashkangjitën edhe Ezgjan Alioski me Stole Dimitrievskin.

Ekspedita e Maqedonisë do të udhëtoj nga aeroporti i Shkupit me linjë çarter, ndërsa në Torino të mërkurën do të ketë stërvitje jozyrtare, ndërsa të enjtën zhvillon atë seancën stërvitore zyrtare  para sfidës me italianët, ku para saj trajneri Angellovski dhe njëri prej futbollistëve do të flasin në konferencën për shtyp.

Takimi Itali-Maqedoni do të luhet të premtën në stadiumim Olimpik të Torinos me fillim në orën 20:45./InfOSport.mk

Leave a Reply