Kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasill Tuporkovski, ka vizituar sot seminarin e mundjes për trajner që këtë javë po zhvillohet në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu” në Shkup. Ky seminar është organizuar nga Federata e mundjes së Maqedonisë në bashkëpunim me KOM-in, ndërsa për ligjerues në këtë seminar është përzgjedhur trajneri i njohur bullgar, Kirill Vatev. Nga vizita e sotme, Tuporkovski si dhe trajneri vet trajneri Vatev janë shprehur të kënaqur nga projekt i organizuar për mundjen në Maqedoni.
“Kjo është iniciativë e shkëlqyeshme e Federatës së mundjes, që në e pranuam dhe duam që ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, sepse pa krijimin e trajnerëve në Maqedoni, nuk do të ketë sërish mundje. Ne kemi traditë të madhe në këtë sport dhe mendoj që në mënyrën më të thjeshtë të mundhshme mund ta kthejmë ate në rrugët e vjetra. Ky project është ndër ata proekte me të cilat synojmë që mundja në vendin tonë të kthehet aty ku ishte në të kaluarën”, ka thënë kryetar i ‘KOM’ Vasill Tupurkovsi.
“Për mua është nder I madh që jam këtu, tu ligjeroj kolegëve të mi nga Maqedonia. E shoh që shumica prej tyre janë realitivisht të ri dhe mendoj që nëse vazhdojnë me këtë tempo dhe entuziazëm, mund të avancohen në sportin e mundjes” , është shprehur trajneri bullgar Kiril Vatev.