Tifozët huligan të Legias ku luan edhe Sadiku, dajak futbollistëve të tyre

Futbollistët e Legias së Varshavës, skuadër ku bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku u goditën dje me sende të forta nga tifozët e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi polak.

Kur skuadra arriti dje në parkingun e stadiumit pas humbjes 3:0 ndaj rivalit historik, Leh Poznan, aty ishin 50 huliganë që prisnin futbollistët.

Udhëheqësi i tyre, me nofkën ‘Staruch’ foli me trajnerin dhe ‘ftoi’ futbollistët të dilnin jashtë nga autobusi.

Futbollistët menduan se do të ishte një bisedë me tone të larta nga ana e tifozëve, por këta të fundit dolën nga parashikimet duke goditur ata me sende të forta.

Huliganët më së shumti i goditën futbollistët në kokë dhe në fytyrë, por për fat të mirë nuk kishte të lënduar rëndë.

Pas kësaj, futbollistët shkuan në shtëpi, duke menduar jo vetëm për humbjen e tyre dhe incidentin e parkingut, por edhe për fjalët e tifozëve : “Nëse luani në të njëjtën mënyrë ndeshjen e ardhshme, do të kthehemi”.

Këto fjalë thuhet ti kenë dëgjuar futbollistët pas goditjeve nga ana e tifozëve të tyre, të cilët kësaj rradhe si duket i kishin tejkaluar të gjithë kufijtë.

Ndryshe në ndeshjen e së dielës ndaj Leh Poznan, reprezentuesi shqiptarë, Armando Sadiku, që gjatë merkatos së verës u transferua te Legia nga rradhët e Luganos luajti deri në minutën e 64-të, kur më pas u zëvendësua nga ana e Niezgoda.

Disfata ndaj Leh Poznan për Legia Varshavën ishte e 5-ta gjatë këtij edicioni, ku skuadra e Armando Sadikut në 11 ndeshje ka tubuar vetëm 16 pikë, 6 më pak se skuadra kryesuese e Gornik Z.

Ndeshjen e rradhës Legia do ta zhvillojë me 15 tetor kundër ekipit të Lehia.

Leave a Reply