Kristiano Ronaldo edhe në ndeshjen e tij të tretë në La Liga nuk ka arritur që të shënojë gol. Ylli portugez luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo pa mundur të shënojë, ndërsa një gjë të tillë bëri Isko, i cili realizoi të dy golat në fitoren 2:0 të “mbretërve” ndaj Espanjoll në kuadër të javës së 7-të në elitën e futbollit spanjoll.
Golin e parë reprezentuesi spanjoll e realizoi në minutën e 30-të, teksa goditjen përfundimtare Espanjollit Isko ia dha në minutën e 71-të.
Për “mbretërit” ishte kjo fitorja e katërt në kampionat, duke arritur në këtë mënyrë në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë Espanjoll pas kësaj humbje renditet në pozitën e 14-të me vetëm 8 pikë të tubuara.