Pas fitores 1:3 ndaj Pelisterit, për kanalin zyrtar të klubit të Shkëndijës, ka folur trajneri i “kuqezinjëve” Qatip Osmani, i cili ka mbetur i kënaqur nga loja e zhvilluar e të përzgjedhurve të tij.
“Sigurisht që dëshirojmë që Shkëndija të luajë kështu në çdo ndeshje, me një defanzivë agrsive dhe ofanzivë të shpejtë. Të dyja këto elemente janë shumë me rëndësi në futboll dhe Shkëndija që të dyja i tregoi. Jemi të kënaqur që jemi bartës të epitetit, i cili neve ndoshta nuk na vlenë shumë, por mbetët në statistik dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Shkëndija ka kualitet dhe shpresojmë të kemi një Shkëndijë edhe më të mirë dhe më të fortë”, shprehet mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.