Interi e ka nisur mirë këtë sezon në Seria A, ku pas 7 xhirove të zhvilluara, renditet në vendin e tretë me 19 pikë, 3 më pak se Juventusi dhe Napoli që pozicionohen para “zikaltërve”.
Trajneri i Interit, Luciano Spaleti, është shprehur se ndihet mirë në këtë pozicion që ka skuadra e tij për momentin, duke theksuar se ka fituar çdo gjë me meritë deri në këtë pikë.
“Si rrihet lart? Mirë, skuadra duhet të jetë krenare për atë që ka bërë. Askush nuk na ka falur asgjë, çdo gjë që kemi bërë e kemi merituar. Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim mirë, veçanërisht në aspektin e karakterit”, ka thënë Spaleti, pas fitores së sotshme 1:2 kundër Benevento-s.
Ai ka folur edhe për derbin ndaj Milanit që do të luhet me 15 tetor.
“A jemi gati për derbin? Po, për çdo ndeshje. Vitin e kaluar kjo skuadër e ka mbyllur 30 pikë larg kreut, por mund të përmirësohemi akoma më shumë. Duhet ta ndryshojmë plotësisht mentalitetin dhe kjo nuk është e lehtë. Por jemi në rrugën e duhur”, ka përfunduar Spaletti.