Pas pak në arenën “Filipi i Dytë”, Vardari dhe Shkupi do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”. Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën të dy trajnerët kërkojnë rezultatin pozitiv, që do mbante lart në renditje që të dyja skuadrat.
Pak më parë Çedomir Janevski dhe Ardian Nuhiu i bënë publike edhe formacionet, me të cilat do të zbresin ën fushën e blertë.
Te Vardari në formacionin e parë do të jetë ish futbollisti i FC Shkupit, Besar Iseni, si dhe mbrojtësi Visar Musliu, teksa në bankinën rezervë ka mbetur Besir Demiri.
Në anën tjetër Ardian Nuhiu në fushë do të zbresë me një formacion mjaft ofenziv, duke vendosur që të luaj me Asanin, Mbellan dhe Jasharovskin si më të avansuar, të cilët do të kenë përkrahjen e plotë nga ana e Kristijan Stojkoskit dhe Shqipërim Taipit, që bashkë me Ermedin Adem dhe Muharem Bajramin përbëjnë mesfushën e “bardhekaltërve”, teksa mbrojtja do të jetë e njëjta sikurse në ndeshjen me Pelisterin.
FORMACIONET ZYRTARE: |
VARDARI: 90. Gaçevski, 19. Hamburxhumijan, 6. Grnçarov, 5. Musliu, 32. Glishiq, 16. Gligorov, 33. Iseni, 70. Felipe, 11. Barsegijan, 7. Xhigauri, 9. Bllazhevski. |
SHKUPI: 1. Zendeli, 16. Krivanjeva, 4. Маliqi, 6. Berisha, 29. Аsani, 5. Bajrami, 23. Stojkoski, 22. Taipi, 20. Аdem, 10. Мbella, 19. Јаsharoski. |