Adili: Në Gostivar shkojmë për tre pikët e plota

Murat Adili është një ndër futbollistët më në formë te skuadra e Vëllazërimit, që e ka nisur mbarë sezonin 2017/2018 në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Ish sulmuesi i Renovës, në 5 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 4 gola, duke qenë një lider i skuadrës në përballjet e deritanishme, ndërsa shpreson se një rol të tillë do të luaj edhe në derbi ndeshjen ndaj Gostivarit.

Në Gostivar do të shkojmë me qëllimin e vetëm të kethehemi me 3 pikët e plota. Do të jetë një derbi dhe padyshim që do të jetë e vështirë, por në skuadrën tonë po mbizotëron një atmosferë tepër e mirë, pas atyre rezultateve të mira në vazhdimësi, që na motivojnë për të kërkuar fitoren edhe në Gostivar” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i Vëllazërimit, Murat Adili.

Ai beson në kualitetet e skuadrës së tij, që nesër në Gostivar do të luaj me formacionin më të mirë.

Ndeshja Gostivari – Vëllazërimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në ora 15:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri shqiptarë, Albrim Shaqiri nga Struga, të cilit do ti ndihmojnë bashkëqytetarët e tij, Aco Macevski dhe Razme Bakraçeski.

Leave a Reply