Vardari nuk i lejon “Shvercarat” në stadiumin “Filipi i Dytë”

Takimi Vardari-Shkupi i xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor do të luhet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” pa tifozë mysafir. Kështu ka vendosur sërish skuadra nikoqire e këtij takimi (Vardari), duke mos lejuar tifozët nga Çairi të jenë prezent në stadium.

Nga tabori i Vardarit kanë bërë të ditur se për arsye të sigurisë në bashkëpunim me MPB-në kanë arritur akordin që të mos lejohen në këtë sfidë tifozët mysafir dhe për këtë shkak në blerjen e biletave do të kërkohet edhe dokument identifikimi (leternjoftim).

Për takimin Vardari-Shkupi në dispozicion do të jenë vetëm tribuna e jugore dhe perindimore në “Filipi i Dytë”. /InfOSport.mk

Leave a Reply