Një incident mjaft i rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen e elitës së futbollit francez midis Amien dhe Lilës. Në minutën e 15-të, të takimit kur skuadra mysafire shënoi golin e epërsisë, tifozët filluan të festonin, por në atë moment barriera e vendosur në pjesën e përparme ra dhe ata u rrëzuan duke shtypur njëri-tjetrin.
Për shumë minuta, në fushë mbizotëronte një kaos i vërtetë pasi ambulancat u afruan menjëherë në vendngjarje dhe të gjithë vrapuan të ndihmonin të dëmtuarit.
Sipas mediave franceze tre prej tifozëve kishin marrë lëndime më të rënda. Ndeshja ishte ndërprerë teksa mjekët po ju jepnin ndihmën e parë tifozëve të lënduar, ndërsa pak më vonë organizatorët e takimit vendosën që ndeshja të shtyhet.
During the match Amiens – Lille the tribune crashed.
#Amiens #Lille #France #Ligue1 #AmiensLille #crash pic.twitter.com/vmh7tOSkUG— HoVo (@kiramijyan) September 30, 2017