Një ndër talentët e futbollit në palestër Erkan Shabani që mbron ngjyrat e Juventus Seravës, edhe pse i ri në moshë ka bërë një deklaratë të bujshme në prag të ndeshjes së madhe midis skuadrës së tij dhe kampionëve në fuqi të Futsal Shkupit, ndeshje kjo që në program është gjatë ditës së nesërme në palestrën sportive “Enver Idrizi” në Çair, njofton “infOSport.mk”.
Ai si çdo lojtarë tjetër dëshiron fitoren e skuadrës së tij, por mbi tëg gjitha dëshiron që dita e nesërme në lagjen e Seravës dhe gjithë Çairin le të jetë festë për gjithë ata dashamirë të këtij sporti, pasi përballë njëri tjetrit do të vihen dy skuadra shumë të mira që kanë lënë gjurmë në futsalin e Maqedonisë.
“Si çdo lojtarë, gjithashtu edhe unë dëshirojë fitoren për skuadrën time. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë derbi ndeshje, ku besoj se do të tregojmë një lojë të mirë me të cilën do i kënaqim të gjithë të pranishmit. Besoj se ajo skuadër që do të tregoj lojë më të mirë në fund edhe do të arrijë deri tek fitorja. Shpresoj që dita e nesërme te jetë një festë e vërtetë në lagjen tonë dhe gjithë komunën, duke ju treguar të gjithëve se ne dimë të organizojmë ndeshje të mëdha dhe të fitojmë tituj, ashtu siç e bëri vitin e kaluar Futsal Shkupi, ndërsa shpresoj që këtë vit një gjë të tillë të bëjmë ne, qoftë në kampionat apo në Kupë” – tha enkas për “infOSport.mk” talenti i Juventus Seravës, Erkan Shabani.
Ai pritet që të jetë pjesë e 5-shes së parë startuese në ndeshjen ndaj kampionëve të Futsal Shkupit, te e cila skuadër gjatë ditës së nesërme pritet të debutojë edhe përforcimi më i bujshëm i merkatos verore, Ismet Ceka.