Ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato si duket është i gatshëm të rikthehet te Milani. Ka qenë vetë braziliani që nuk ka përjashtuar një gjë të tillë, duke thënë se i mungon Italia dhe ditët e kaluara me fanellën “kuq e zi”.
“Jam i lumtur këtu, por në vitet e fundit kam mësuar se në futboll, ne jemi gjithmonë me valixhet gati dhe kurrë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë ‘nesër’. Një rikthim te Milani? Çdo gjë mund të ndodhë”, u shpreh Pato.
Aleksandre Pato pjesë e Milanit ishte nga viti 2008 deri në vitin 2012. Ai në këtë periudhë në 150 ndeshje realizoi 63 gola.