Shkëndija regjistroi fitore 1:3 në transfertën në Manastir ndaj Pelisterit, duke vazhduar kështu të kryesojë tabelën e vetmja në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pas 9-të xhirove të zhvilluara. Golat për “kuqezinjët” në këtë ndeshje u realizuan nga Hasani që shënoi dy herë dhe braziliani Zhunior. Ndërkohë përveç golave, Shkëndija zhvilloi edhe lojë të shkëlqyeshme në terren, duke krijuar edhe shume raste tjera të mira.