Demiri, ndeshjet me Shkupin çdoherë janë më ndryshe

E diela në futbollin vendor është e rezervuar për derbin e kryeqytetit midis Vardarit dhe Shkupit, shkruan “infOSport.mk”. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë zgjojnë interesim të madh në mesin e futbolldashësve në vendin tonë, mirëpo edhe kësaj rradhe kjo derbi ndesje nuk do të jetë e plotë, pasi në të do të mungojnë tifo grupi i skuadrës mysafire, “Shvercerat”.

Lidhur me këtë ndeshje për “infOSport.mk” foli Besir Demiri, për të cilin ndeshjet ndaj FC Shkupit çdoherë i sheh më ndryshe, pasi pikërisht te kjo skuadër ai është rritur si futbollist dhe kishte marrë përvojën e duhur për të bërë një hap më lart në karrierën e tij.

“Ndeshja e nesërme kundër FC Shkupit nuk është vetëm një ndeshje normale për mua, sepse do kem përballë ish ekipin tim ku u rrita shumë si futbollist dhe mësova shumë gjëra nga futbollistët me përvoj që ishin në atë kohë, si Suat Zendeli, Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Bujamin Asani dhe Goran Stankovski, mirëpo gjithë ato emocione ndalen atëherë kur fillon ndeshja. Tani jam pjesë e Vardarit dhe çdo herë jap 100% për fitore. Shpresoj që t’ia dalim me fitore. E dijmë se Shkupi ka një seri pozitive prej 5 ndeshje pa humbje, por ne në konton tonë shohim tre pikë të reja, pasi dëshirojmë që të shpallemi sërish kampion të vendit” – tha enkas për “infOSport.mk”, Besir Demiri.

Ndeshja Vardari – Shkupi starton në ora 15:00 në arenën “Filipi i Dytë”, ku drejtësinë do të ndaj arbitri shkupjan, Konstantin Vlaho, të cilit do ti ndihmojnë Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski.

Leave a Reply