Çelzi ndëshkohet nga ish futbollisti i saj, De Brujne (VIDEO)

Mançester Siti vazhdon të shkëlqejë këtë edicion në Premierligën angleze. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola realizuan edhe fitoren e 6-të pas 7 xhirove të para, duke mbajtur hapin me fqinjët e tyre të Mançester Junajtedit, njofton “infOSport.mk”.

Mançester  Siti në derbi ndeshjen e javës së 7-të në transfertë mundën kampionët në fuqi të Çelzit me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm ishte ish futbollisti i tyre, Kevin De Brujne, i cili në minutën e 67-të shënoi një super gol nga distanca.

Me këtë tre pikësh Mançester Siti arriti në kuotën e 19 pikëve, po aq sa ka edhe Mançester Junajtedi në pozitën e dytë, teksa Çelzi me 13 pikë renditet në pozitën e katërt.

Rikujtojmë gjatë ditës Junajtedi i Hoze Murinjos me rezultatin e thellë 4:0 mundi Kristal Pallasin.

 

Leave a Reply