Emri i Besart Ibrahimit na asocon në gol. Ai edhe sot do të jetë shpresa e madhe e Shkëndijës në transfertën në Manastir ndaj Pelisterit, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” nga Tetova shpresojnë në fitoren e rradhës që do të ngriste edhe më shumë atmosferën pozitive në klub. Vetë Ibraimi beson në kualitetet e skuadrës, duke potencuar se nëse e gjithë skuadra kryen me përpikshmëri detyrat e dhëna nga ana e stafit teknik, atëherë nuk ka se si të mungojë edhe fitorja ndaj Pelisterit.
“Normalisht është një derbi dhe çdo derbi e ka vështirësinë e vetë, po e jona është të japim maksimumin, ti kryejmë detyrat e stafit teknik edhe shpresojmë se do të vimë me rezultat pozitiv që do të jetë fitorja” – u shpreh Besart Ibrahimi në prononcimin e tij për kanalin zyrtarë të klubit.
Bomberi kërçovarë në dy ndeshjet e fundit përballë Skopjes në Shkup dhe Renovës në Tetovë ka shënuar dy gola, ndërsa në pyetjen nëse do vinte edhe goli i tretë me rradhë në ndeshjen ndaj Ppelisterit, Ibraimi me përgjigje: “Ne çdo herë do të japim më të mirën nga vetja, por më kryesore është tre pikëshi edhe ajo na bënë më të lumtur”.
Ndeshja Pelisteri – Shkëndija zhvillohet në Manastir me fillim në ora 15:00, ndërsa arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Aleksandar Stavrev, një ndër arbitrat më të mirë në vendin tonë që ndanë drejtësinë edhe në ndeshjet evropiane.