Miralem Pjaniç po vuan nga një dëmtim serioz dhe në fushat e futbollit do të mungojë rreth 3-4 javë. Pjaniç u lëndua në ndeshjen që skuadra e tij e Juventusit e zhvilloi në mesjavë ndaj Olimpiakosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mjekët kanë konstatur se bëhët fjalë për lëndim serioz, pasi boshnjaku ka të dëmtuar gjurin e këmbës së djathtë. Reprezentuesi i Bosnjë Hercegovinës do të kthehet në fushën e gjelbërt kah fundi i muajit tetor, me çrast do t’i humb edhe dy ndeshjet me përfaqësuesen e vendit të tij në eliminatoret e fundit për Botërorin Rusi 2018.