Bomberi shkodran, Hamdi Salihi nuk ka ndërmend të ndalet në kategorinë e parë në Austri të njohur si “Erste Liga”. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sot golin e fitores për Viener Nojshtadt në transfertën ndaj Hartberg.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 70-të, duke finalizuar në mënyrë spektakolare një aksion nga krahu i djathtë.
Për Hamdi Salihin ishte ky goli i 9-të në ndeshjen e tij të 13-të në “Erste Liga”, duke u renditur kështu në pozitën e dytë në listën e golashënuesve, pas Chabbi të Ried.
Falë kësaj fitore Nojshtadt kryeson renditjen tabelare me 27 pikë, një më shumë se Riedi në pozitën e dytë.