Vardari humb, goli i Felipe më i mirë i mbrëmjes! (VIDEO)

Vardari ka pësuar edhe disfatën e dytë në ndeshjet e grupit “L” në kuadër të Ligës Evropa, kësaj rradhe në transfertë nga Rosenborgu, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski pësuan disfatë me rezultatin 3:1, ku golin e vetëm dhe ndoshta më të bukurin të mbrëmjes në ndeshjet e Liga Evropa e realizoi braziliani Felipe.

Ishte pikërisht ky gol gjëja e vetme pozitive tek skuadra kampione e Maqedonisë në ndeshjen ndaj norvegjezëve të Rosenborgut, të cilët shumë lehtë ia dolën në fund me mbrojtjen “kuq e zi”.

Në minutën e 25-të Musliu ndali në mënyrë të palejuar brenda zonës sulmuesin danez, Bentdner, i cili morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë goditje dhe nuk gaboi, duke shënuar për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Konradsen realizoi një super gol për 2:0, teksa Hedenshtad në minutën e 68-të realizoi edhe golin e tretë, që ju dha fund shpresave të futbollistëve të Vardarit, të cilët megjithatë në minutat shtesë të takimit  gjetën golin e ngushëllimit dhe të parin historik, me autorë Felipe.

Në ndeshjen tjetër të grupi “L”, Zeniti realizoi edhe fitoren e dytë, kësaj rradhe ndaj Real Sociedad, me rezultatin 3:1.

 

Leave a Reply