Milani ka shënuar fitore me rezultatin 3:2 përballë Rijekës në një ndeshje dramatike që u zhvillua sonte në “San Siro”, njofton “infOSport.mk”.
Andre Silva shënoi golin e parë për Milanin në minutën e 14-të, duke ndëshkuar në këtë mënyrë dy rastet e humbura nga ana e futbollistëve të Rijekës.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, teksa pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë mbrojtësi Mateo Musakio shtoi epërsinë e “kuqezinjëve” në 2:0.
Drama e vërtetë ndodhi në 6 minutat e fundit të ndeshjes, kur u shnëuan plotë 3 gola. Fillimisht ishin mysafirët ata të cilët falë golave të shënuar nga Akosti (84’) dhe Elez (90’), barazuan rezultatin 3:2, teksa për fitoren e “kuqezinjëve” u përkujdes sulmuesi 19-vjeçar, Kutrone.