Stankovski debuton me barazim te Rabotniçki, Babunja me fitore te Pobeda

Në ndeshjet e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor te Rabotniçki dhe Pobeda debutimin e tyre e kishin dy trajnerët, Goran Stankovski dhe malazezi, Slavoljub Bubanja, njofton “infOSport.mk”.


BABUNJA NË KRYE TË POBEDËS


Ky i fundit ishte me fat, pasi skuadra e tij shënoi fitore ndaj Skopjes me rezultatin 4:2, teksa Goran Stankovski, i cili vetëm një ditë më parë zëvendësoi Viktor Trnevskin në postin  e trajnerit te “romantikët”, barazoi pa gola në teren vendas përballë Sileksit nga Kratova.


STANKOVSKI ZËVENDËSON TRENEVSKIN TE RABOTNIÇKI


Ishte ky barazimi i tretë këtë edicion për Rabotniçkin që nuk e ka nisur mirë sezonin, ndërkohë në anën tjetër fitorja e Pobedës, sheh këtë skuadër më lartë në tabelën e klasifikimit, që shton shpresat se me malazezin Bubanja në krye, Pobeda do të luftojë për mesin e tabelës dhe jo për mbijetesë.

Në derbin shqiptarë të Tetovës, Shkëndija me rezultatin 2:0 mundi Renovën, ku sërish në skenë doli dyshja Ibra-Hasani, teksa Shkupi edhe përkundër dominimit absolut ndaj Pelisterit, në fund nuk mundi të nxjerr më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Çair.

Pas 8 xhirove Shkëndija me 22 pikë kryeson bindshëm renditjen tabelare, të cilën në mënyrë të plotë mund ta ndiqni KËTU.

LPFM, Java VIII

Akademija Pandev E shtyrë Vardari
Pobeda 4 : 2 Skopje
Rabotniçki 0 : 0 Sileksi
Shkendija 2 : 0 Renova
Shkupi 1 : 1 Pelisteri

Leave a Reply