Shkupi pas 45 minutave të para në disavantazh ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkupi edhe pse kishte më shumë raste para portës së Pelisterit, gjatë 45 minutave të para ndodhet në disavantazh, njofton “infOSport.mk”.

Kristijan Stojkovski ishte rreziku permanent për mbrojtjen e Pelisterit, ndërsa një super goditje te Shpend Asanit, portrieri Jovanovski e devijoi në rivënie nga këndi.

Pelisteri në rastin më konkret gjatë 45 minutave të para arriti që të shënojë edhe golin e epërsisë.

Në minutën e 39-të, braziliani Fernando pasoi për Oliver Peev, i cili pas një kombinimi të dyfishtë me Popzlatanov, arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Ardian Nuhiu bëri dy zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Alen Jasharovskin në vend të Shpend Asanit dhe Shqipërim Taipin në vend të Muarem Bajramit.

Leave a Reply