Treshja e lojtarëve të Klubit të Futsalit, Veles, Ferid Agushi, Taulant Ismaili dhe Dragan Petroviçi prej sot edhe zyrtarisht janë pjesë e skuadrës së Feniksit nga Drenasi i Kosovës. Tre reprezentuesit e Maqedonisë sërish do të luajnë bashkë, kësaj rradhe në elitën e futsalit kosovar, që viteve të fundit po investon shumë me transferimin e lojtarëve të rinj.
Me angazhimin e tyre drejtuesit e Feniksit shpresojnë të
“Vetë arritja e marrëveshjes me të tre lojtarët në fjale dëshmon faktin e pretendimeve tona për sezonin e ri. Kualiteti i të tre këtyre lojtarëve krahas kualitetit vendor që kemi në skuader do krijojë miksin për të rikthyer titullin në Drenas” – thonë nga klubi i Feniksit.
Rikujtojmë javë më parë në elitën e futsalit kosovar, më konkretisht te skuadra e Junikut u transferua edhe dyshja e Futsal Shkupit, Erkan Seferi dhe Rexhep Sulejmani, ndërsa në pyetjen tonë se cilën nga skuadrat kundërshtare shohin si pretendent për titull, nga klubi i Feniksit me përgjigje: “Është gjë e mirë që skuadrat po përforcohen me lojtarë kualitativ, duke krijuar konkurrencë e cila edhe ndikon në mbushjen e palestrave, pasi mbi të gjitha sporti luhet për shikuesin. Me Junikun kemi ndeshjen e parë dhe mbetet të masim forcën e tyre dhe pretendimet që kanë. Edhe Liburni, Besa e Prishtina poashtu janë përforcuar, kështu që ndeshja e xhiros së dytë me Prishtinën do qartësojë paksa gjërat se kush ku është këtë edicion. Synimet tona janë të qarta dhe shikojme vetëm nga vetja”.
Sezoni i ri në elitën e futsalit kosovar starton me 05 tetor, ndërsa në ndeshjen e javës së parë Feniksi do të përballet me Junikun, ku do të kemi një përballje mes lojtarëve nga Maqedonia, të cilët edhe vitin e kaluar ishin kundërshtarë, me Taulant Ismailin, Ferid Agushin dhe Dragan Petroviçin që ishin pjesë e Velesit dhe Erkan Seferin dhe Rexhep Sulejmanin që ishin pjesë e Futsal Shkupit, e që kësaj rradhe do të përfaqësojna Feniksin, gjegjësisht Junikun.